Gjenden 57 kilogramë marijuanë buzë liqenit të Shkodrës nga policia malazeze

20 Shkurt, 12:00| Përditesimi: 20 Shkurt, 21:05

  • Share

Mbrëmjen e djeshme, policia e Podgoricës gjeti 57 kilogramë marijuanë në pjesën bregdetare të liqenit të Shkodrës, në breg të kanalit të lumit Moraça.

Sipas njoftimit të policisë malazeze, janë gjetur dy qese të mëdha dhe një më e vogël me 54 pako PVC që dyshohet se kanë pasur marijuanë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori pranë Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë dhe në vendngjarje ka nisur hetimi.

Punonjësit e policisë së Podgoricës janë duk ndërmarrë masa dhe veprim intensive për identifikimin dhe gjetjen  personave që mund të kanë lidhje me sasinë e kapur”, thuhet në njoftimin e policisë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?