Asgjesohen 3679 fidanë dhe bimë kanabisi në qarkun Shkodër në kuadër të operacionit “Koordinata”.
265 fidanë dhe 1437 bimë kanabisi u gjetën në njësitë administrative Pult, Shalë dhe Postribë, ndërsa nën hetim është vënë shtetasi A.M, inxhinier i pyjeve, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Në njësitë administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 1977 bimë kanabisi. Policia thotë se vijon punën për identifikimin e autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 265 fidanë dhe 1437 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M.;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 1977 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. ", njofton policia.
Komente
