Droga e sekuestruar

Kronikë

Gjenden dy çanta me drogë në Igumenicë, sekuestrohen 72 kg marijuanë, në kërkim trafikantët (FOTO)

12 Nëntor 2021, 14:25| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 14:32

  • Share

Policia greke ka sekuestruar 72 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se operacioni i policisë greke është zhvilluar në Igumenicë, në zonën e gjelbër kufitare.

Sakaq, mësohet se janë gjetur dy çanta që përmbanin 67 pako me 71 kg e 634 gramë marijuanë. Burime bëjnë me dije se operacioni ka nisur dje në mëngjes ndërsa vijon ende nga autoritetet greke. 

Ende nuk ka të dhëna mbi trafikantët ndërsa vijojnë kërkimet. Zona mësohet se është krehur me qenin "Lussy" të policisë greke. Kujtojmë se edhe ditë më parë u sekuestruan 6 kg drogë në Igumenicë, në një tjetër operacion.

1636723687_b220711223c04e479b1452bd2b9294d1.jpg

Çantat me drogë që u gjetën nga policia greke

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?