Gjenden eshtra në Guras të Pogradecit, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur disa vite më parë! Policia nis hetimet

22 Qershor 2023, 12:49| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 13:02

  • Share

POGRADEC- Një skelet prej njeriu është gjetur sot në mëngjes, gjatë punimeve që po kryheshin në nga një firmë në parkun e Drilonit në afërsi të fshatit Guras. Punonjësi i cili ka konstatuar skeletin tha se kishim të bënim me një skelet që i përket një burri në moshë, kjo për shkak të veshjes dhe kafkës e cila kishte vetëm një dhëmb.

Gazetari i Report Tv, Armand Braho raporton se punonjësi theksoi se lajmëroi menjëherë policinë për ngjarjen, ku më pas grupet e palombarëve vajtën në vendngjarje për të gjetur pjesët e tjera të skeletit.

Nuk dihet saktësisht kujt i përkasin mbetjet kockore, por ato janë çuar në institutin e mjekësisë ligjore. Dyshimet paraprake kanë të bëjnë me ndonjë person të moshuar që mund të ketë humbur jetën tragjikisht, por nuk përjashtohen as pistat e tjera. Policia po heton mbi këtë situatë.

Sipas policisë do të vijojë puna për dokumentimin e plotë të rastit pasi mbetjet kockore do të dërgohen për ekzaminime ndërkohë që paraprakisht ajo që thotë policia është se këto mbetje kockore humane mendohet të jenë të hershme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?