Foto e dinozaurit

Lifestyle

Gjenden fosile të dinozaurëve, kanë jetuar para 113 milionë vitesh

12 Tetor 2019, 15:45| Përditesimi: 12 Tetor 2019, 15:52

  • Share

Fosilet e katër dinozaurëve që kishin dhëmbë të ngjashëm me ato të një peshkaqeni janë gjetur në Tajlandë.

Gjatë studimit në Ban Saphan Hinu, është gjetur fosili i një lloji dinozauri të quajtur “Siamraptor suwati”, ku  shkencëtarët besojnë se ka jetuar para 113 milionë vitesh.

Paleontologu i Universitetit të Edinburgut, Steve Bursatte tha se specia e re e dinozaurëve me dhëmbë të mprehtë si ato të një peshkaqeni është specia më e rëndësishme e dinozaurit të zbuluar deri më tani në Tajlandë.

Paleontologët që kryen studimin theksuan se fosili “Siamraptor suwati” është ruajtur shumë mirë. Bëhet fjalë për një dinozaur nga lloji i mishngrënësve me këmbë të shkurtra të përparme dhe këmbë më  të gjata të pasme.

Aty u gjetën kafka, shtylla kurrizore, gjymtyrë dhe vithe, të cilat u  analizuan nga Dr. Duangsuda Chokchaloemëong dhe kolegët e saj  nga Tajlanda dhe Japonia.

"Siamraptor suwati është fosili më i mirë i ruajtur në Azinë Juglindore dhe hedh dritë mbi historinë e hershme evolucionare të këtij lloji të dinozaurëve", janë shprehur arkeologët.

Foto e dhëmbëve

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?