Lënda narkotike dhe paratë e sekuestruara

Kronikë

Gjenden në një banesë në Selanik drogë me vlerë 300 mijë euro, arrestohet 42-vjeçari shqiptar

10 Dhjetor 2022, 13:01| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 14:33

  • Share

GREQI- Sasi kokaine dhe kanabis, me vlerë mbi 300 mijë euro, janë sekuestruar nga efektivët e policisë në Selanik dhe për këtë ka rënë në pranga 42-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për posedim dhe trafik droge, raportojnë mediat greke

Identiteti i shqiptarit të arrestuar ende nuk bëhet i ditur dhe sipas njoftimit të autoriteteve, atij iu gjetën gati 3.5 kg kokainë dhe 19 kg kanabis, lëndë narkotike të cilat pjesën më të madhe i kishte fshehur në një banesë që e përdorte si “depo”.

Rasti u zbardh nga efektivët e policisë së Grupit të Narkotikëve të Departamentit të Sigurimit të Verisë. 42-vjeçari u referua për të kërkuar falje në hetuesinë e Selanikut.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?