Janë gjetur disa pjesë të trupit të gazetarit saudit të vrarë Jamal Khashoggi. Kështu bën të ditur prestigjiozja Sky Neës.
Sipas burimeve të tyre, trupi i gazetarit ishte i prerë në pjesë dhe fytyra e tij ishte shpërfytyruar. Të njëjtat burime bënë me dije se pjesët e trupit u gjetën në kopshtin e shtëpisë së konsullit të Arabisë Saudite.
Ditën e sotme, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se ishin zyrtarë të qeverisë së Arabisë Saudite, ata që kishin urdhëruar vrasjen e Jamal.
Më datë 7 tetor, autoritetet turke dhanë alarmin për zhdukjen e tij duke u shprehur se ishin të bindur që Khashoggi, u vra brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.
Këtyre deklaratave, televizioni shtetëror i Arabisë Saudite ka deklaruar se gazetari i "Washington Post" ka vdekur pas përleshjes që ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll më datë 2 tetor.
Khashoggi, i cili u arratis një vit më parë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të frikës së arrestimit të tij pas komenteve të tij kritike mbi princin Mohammed bin Salman, dhe kishte hyrë në konsullatë për të kërkuar dokumentet e nevojshme për divorcin. E dashura e tij e priti atë për dhjetë orë përpara ndërtesës dhe pastaj thirri policinë.
Historia rriti tensionet midis Turqisë dhe Arabisë Saudite, e cila shpërtheu pasi Ankaraja mbështeti Katarin gjatë bllokadës ekonomike dhe komerciale të imponuar nga emirati nga Rijadi.
Komente
