GRAMSH- Një tragjedi është shmangur në fshatin Grabovë të Gramshit ku ka rënë në pranga një 53-vjeçar i cili kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i vriste.
Gjergj Sotirit iu gjet nga policia një seri armësh pa leje, konkretisht 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe fishekë.
Sotiri ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj gruas dhe fëmijëve prej kohësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komento