Tirana

Vlorë, gjendet breshka e rrallë në brigjet e Orikumit/VIDEO

11 Qershor 2018, 15:44| Përditesimi: 11 Qershor 2018, 16:52

  • Share

Një breshkë e rrallë me një peshë afro 40 kg ka rënë në rrjetat e peshkatarëve mëngjesin e sotëm në brigjet e Orikumit. Breshka është e llojit Kareta, ka një moshë afro 45-vjeçare dhe është e matrikulluar me kodin AL 1059.

Peshkatari Sherif Durmishi, i cili nxori Breshkën në breg shprehet se ajo nuk ka dëmtime dhe është me shëndet të plotë. Sipas tij, afrimi i këtyre specieve në breg vjen edhe si pasojë e ngrohjes ujore dhe moratoriumit. 

Kohët e fundit, bën me dije peshkatari Durmishi, janë shtuar rastet kur në rrjetat e peshkatarëve bien gjallesa të rralla dhe problem mbetet gjuetia me dinamit, pasi asgjëson specie të rralla.

Komento

Komente

  • Kafsha: 12/06/2018 08:28

    Ata që gjuajnë me dinamit të kapen e tu q...... motra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?