Breshkë

Gjendet e ngordhur breshka më e madhe në botë! Ishte 2 metra e gjatë e peshonte 300 kg

8 Gusht, 15:36| Përditesimi: 8 Gusht, 17:46

  • Share

Breshka ishte ngatërruar në një litar dhe autoriteteve ju desh të zhyteshin në ujë për të çliruar kashën dhe për ta tërhequr atë në portin e Viareggios, (Itali) ku më pas një vinç e ngriti.

Ndërhyrja u mundësua falë bashkëpunimit me Qendrën Akademike WWF të Ronchit. Breshka - e cila peshon rreth 300 kg dhe është 2 metra e gjatë - do të transferohet në institutin eksperimental zooprofilaktik në Pizë, i cili së bashku me Arpat dhe Universitetin e Sienës do të analizojnë kufomën për të kuptuar shkaqet e vdekjes.

“Policia dhe vullnetarët tanë e gjetën të lidhur me një litar në det të hapur, një breshkë Lëkurë Dermochelys coriacea, breshka më e madhe që ekzistonte dhe e vetmja pa guaskë me brirë, fatkeqësisht e ngordhur. Do t'i nënshtrohet hetimeve të nevojshme “ thuhet në faqen zyrtare të qendrës së WWF në Itali.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?