Një breshkë e rrallë u gjet e ngordhur te Kepi i Rodonit. Breshka kurrizlëkore (Dermochelys coriacea) është më e madhe nga të gjitha llojet. Mund të dallohet lehtë nga breshkat e tjera të detit pasi kurrizi i saj është i mbuluar me lëkurë.
Kjo është breshka e katërt e këtij lloji që është gjetur në bregdetin shqiptar gjatë 60 viteve të fundit. Breshka kurrizlëkurore ushqehet më së shumti me kandil deti dhe kjo mund të jetë arsyeja e pranisë së një breshkë të tillë oqeanike në një det relativisht të cekët si Adriatiku.
Komento
Dhe po t'i bejne nekropsine besoj se stomakon do ja gjejne plot me qese plastike qe nen uje ngjajne si kandil deti,ndoshta kjo mund te jete arsyeja e ngordhjes se saj.
Përgjigju