TIRANË- Një gjermane 30-vjeçare, e cila ishte zhvendosur në Shqipëri, ka gjetur vdekjen ditën e sotme në banesën e saj. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se shtetasja gjermane banonte në rrugën e “Elbasanit”, e ndërsa mësohet se kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
"Më datë 01.03.2020, rreth orës 21:21, në rrugën e “Elbasanit” në banesën e saj është gjetur e pa jetë një shtetase gjermane , rreth 30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale", njofton policia.
Sa dit ka i vdekur drejtohet pyetja? Kush e konstatoj te vdekur? Si arriti ai i pare aty? E plot ??????????? Te tjeta ju lutem verefikim ambasada gjermane te mos hesht te zgjohet dhe te gjej shkakun pls pls pls plssssssssss
PërgjigjuMirë që i the ti të gjitha këto se si dinim..
E VRAU PISLLEKU DHE ZHULI I TIRANES,,,ATJE NE GJERMANI E KANE AMBIENTIN XIXE....
Përgjigju