Foto ilustruese

EMRI/ Mbytet 53-vjeçarja në plazhin e Durrësit

13 Nëntor 2023, 13:28| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 13:53

  • Share

53-vjeçarja Alma Lamuça është mbytur aksidentalisht në plazhin e Durrësit. Kufoma u pikas nga kalimtarët e rastit në zonë në sektorin Iliria.

Trupi i saj u dërgua në morgun e spitalit të Durrësit, për të kryer autopsinë, ndërsa sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

'Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?