Christine Angelica Dacera-stjuardesa e re

Gjendet e pajetë në vaskë 23 vjeçarja, 11 burra e përdhunuan në grup e më pas e vranë në Filipine

6 Janar 2021, 10:17| Përditesimi: 6 Janar 2021, 10:22

  • Share

FILIPINE- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Filipine, ku 11 burra janë akuzuar se kanë përdhunuar në grup e më pas kanë vrarë një stjuardese, e cila është gjetur në një vaskë hoteli e pajetë, e me shenja dhune në trup.

Javën e kaluar siç raportojnë edhe mediat e huaja, e reja Christine Angelica Dacera po festonte së bashku me miqtë e saj natën e vitit të ri në një hotel, ku u përdhunua nga 11 burra edhe më pas është gjetur e vrarë në vaskën e dhomës së saj.

Trupi i pajetë i 23 vjeçares është gjetur në vaskën e hotelit nga kolegu i saj Rommel Galida.

Galida mendoi se Dacera ishte në gjumë dhe e mbuloi me një batanije. Por kur u zgjua disa orë më vonë pa që ajo ishte pa ndjenja dhe se ajo kishte filluar të bëhej blu.

Hetuesit po presin një autopsi, por raportuan se trupi i gruas së re kishte të nxira dhe prerje në kofshë edhe në gjunjë.

Ata gjithashtu pohuan se në trupin e saj kishte evidenca të një sulmi seksual.

Policia provizorisht ka akuzuar 11 burra, të cilët edhe gjendeshin te dhoma ngjitur me 23 vjeçare.

Shefi i policisë Harold Depositar tha për mediat vendase se akuzat janë “provizore” pasi pritet të dali autopsia dhe raportin e toksikologjisë.

Hetimi do të vazhdojë deri në gjetjen e autorëve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 06/01/2021 19:56

    fajin e ka SALIU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?