Stilistja amerikane Kate Spade

Bota

Gjendet e vdekur në apartament stilistja 55-vjeçare, Kate Spade

5 Qershor 2018, 20:07| Përditesimi: 5 Qershor 2018, 20:19

  • Share

Stilistja e njohur amerikane, 55 -vjeçarja Kate Spade, është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Nju Jork. Detajet  dhe shkaqet janë ende të paqarta, por mediet lokale raportojnë se dyshohet për një vetëvrasje.

Kate është gjetur nga një grua në apartamentin e saj pa ndjenja, siç raportojnë mediet amerikane. Kate Spade është e njohur si stiliste në Amerikë, ku edhe filloi karrierën e saj në vitin 1993.

Në vitin 2007 stilistja e njohur, shiti kompaninë e saj të dizenjimit. Firma u ble nga trajner rivali i New Yorkut vitin e kaluar në një marrëveshje me vlerë 2.4 miliardë dollarë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?