Durrës/ Kontenieri me banane u gjet i hapur, mungonin rreth 50 arka! Dyshohet se kishin kokainë! 20 të arrestuar, punonjës sigurie dhe operatorë

17 Korrik 2022, 09:13| Përditesimi: 17 Korrik 2022, 12:19

  • Share

Mungesa e disa arkave në një kontenier me banane në portin e Durrësit ka vënë në pranga 20 persona. Mes tyre janë 16 punonjës sigurie në portin e Durrësit, dy operator firme dhe punëtori i kompanisë me shoferin që prisnin ngarkesën me banane në port.

Ata akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” pasi një kontenier i ngarkuar me banane u gjet i hapur dhe mungonin disa arka. Burime për Report TV bëjnë me dije se konteineri me banane në Portin e Durrësit është konstatuar pasi ishte ngarkuar në kamion për t'u transportuar. Pasi është hapur është gjetur në gjendje të rrëmujshme dhe dyshimet janë se mungojnë nga 45 deri në 50 arka bananesh brenda tij.

Dyshohet të jenë hequr dhe të kenë qenë me kokainë, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë ardhur i hapur që nga jashtë dhe për këtë vijojnë verifikimet. Po punohet me kamerat e sigurisë për të kontrolluar çdo filmim që mund të ndihmoj në hetime. 20 të arrestuarit, të pyetur nga hetuesit, pretendojnë se nuk kanë asnjë dijeni për heqje arkash me banane në konteiner.

Personat e arrestuar janë identifikuar si:

  • - Jurgen Gjeçi, 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Armand Murataj, 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.
  • - Gentian Halili, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës "Marinier" që operon në Portin e Durresit;
  • - Azgan Zeka, 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;
  • - Skender Plaku, 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Adi Qevanaj,  31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Kastriot Duçka, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Mentor Dyrmishi, 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Klaudio Lala, 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Shpëtim Hajdin, 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Andra Xhevara, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Adem Brasha, 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Veiz Kuçi, 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Rajd Bleta, 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;
  • - Ali Bajrami, 54 vjeç, banues në Durrës,  me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

  • - Gjergj Doraci, 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Shefqet Elezi, 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës,  me detyrë punonjës i Forcës së Sigurise Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Profit Tola, 31 vjeç, banues  në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit:

  • - Altin Mahmutaj,  46 vjeç, banues në Durrës,  punëtor në  kompaninë që priste ngarkesën me banane;
  • - Nazmi Allgjata, 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në  kompaninë që priste ngarkesën me banane. 

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë  nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.

Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se siperfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të persnave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ora 12:08
Kontenieri me banane në Portin e Durrësit u konstatua i hapur pasi ishte ngarkuar në kamion, mungonin 45-50 arka! Dyshohet se kishin kokainë

1641228937_bananedroge.jpg

Konteineri me banane në Portin e Durrësit është konstatuar pasi ishte ngarkuar në kamion për t'u transportuar. Pasi është hapur është gjetur në gjendje të rrëmujshme dhe dyshimet janë se mungojnë nga 45 deri në 50 arka bananesh brenda tij.

Dyshohet të jenë hequr dhe të kenë qenë me kokainë, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë ardhur i hapur që nga jashtë dhe për këtë vijojnë verifikimet. Po punohet me kamerat e sigurisë për të kontrolluar çdo filmim që mund të ndihmoj në hetime. 20 të arrestuarit, të pyetur nga hetuesit, pretendojnë se nuk kanë asnjë dijeni për heqje arkash me banane në konteiner.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazmend K.: 17/07/2022 18:35

    E vërtetë. Më në fund Durrësi është “stacioni i stafetës” kryesor për kokainën. Shqiptarët do të blejnë ferma bananesh në Amerikën e Jugut, do të sjellin banane në magazinat e Durrësit. Paketoni dhe shpërndani banane në të gjithë Evropën! Zgjidhja e vetme: 1) trajtimi i kontejnerit vetëm në një terminal, Autoriteti Portual duhet të zgjerojë sipërfaqen e kontejnerëve (Kujdes: nëse kontejneri trajtohet jashtë portit shtetëror, është një mbështetje e drejtpërdrejtë për kontrabandën e kokainës), 2) operatori i terminalit duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për skanimin dhe kontrollin. Kjo duhet t'i paguhet operatorit nga Dogana e Shtetit. Dhe operatori duhet të dorëzojë “garanci financiare për shtetin”; 3) doganat mund të caktojnë vetëm "inspektorë" për të mbikëqyrur operacionet, të mos prekin asgjë. 4) operatori duhet të instalojë edhe skanerin brenda terminalit. Terminali i kontejnerit duhet të zhvendoset në pjesën lindore të portit nga skaneri. 5) operatori duhet të krijojë hapësirë ​​për "siguri të padukshme" brenda terminalit. Asnjë tjetër nuk mund të hyjë në terminal.

    Përgjigju
  • Eri: 17/07/2022 15:58

    Po pse nuk arrestojne vetveten policet? Ose doganieret? Por punonje te subjektit privat? Ca skandali.

    Përgjigju
    • Durrsak: 18/07/2022 08:14

      Shqiperia madhe eshte projektuar dhe po vjen o supaxhinj e greqis qe shisni veten e ktheni b.. per 200 euro do shkoni te kerkoni tokat ne bullgari o kurvat e mutit. Po mos harroni ju bthq e greqis Shqiperia Madhe enderra juaj me e keqe po afrohet pa merak

    • Kryesupaxhiu: 17/07/2022 17:02

      Pikerisht… pse nuk arrestojn veten! Lajmi thote se jane arrestuar 16 punonjes te Forces se Sigurise. Por ato jane arrestime kote! C’lidhje kane ata punonjes me sigurine dhe kontrabanden? Shume i bukur komenti ku nenkuptohet sikur bashkepuntoret ne port kane imunitet. Turkoshqiptaret jane rrace injorante dhe do te beaojn. Rraca e ndyre turkoshqiptare duhet mbushur me pesimizem deri sa te zhduken te gjithe ne emigrim dhe Vorio Epiri i boshatisur te merret nga Greqia jone e dashur. Efharisto (Shenim per supaxhinjt shqipfoles: Mos vidhni fondet qe ju japim per te reklamuar forumet tona shqip ne Google, se do j’ua nderpres pensionin e prinderve qe ju jep Athina! Eshte e rendesishme qe propaganda jone te arrij diasporen turkoshqiptare. Duhet te rrezojm Ramen dhe te risjellim Berishen ne pushtet, ne menyre qe te mbajm territorin detar qe fituam me Marreveshjen e Detit.)

    • Durrsak: 17/07/2022 16:52

      Eri lexo lajmin pastaj shkruj. Mbaro 8-vjecaren pastaj jep mendim. Policia shkruhet ne artikull konstatoi dhe ne Shqip -Shqip nuk ndalohet ai qe konstatoi dhe qe e ka ber detyre. Ndalohen ata qe e kane per detyr ruajtjen. Mbaro te mesmen a shpirti halles

  • Arbërori: 17/07/2022 15:40

    Kokaina e vllezerve Rama-Vucic ….!

    Përgjigju
    • shefi: 17/07/2022 20:02

      po hik mor te qift kosova nenen se ngele tu lef e di qe nuk do e botoni ko9mentin por bllokoni dhe kete shkerdhate kosovar legen o kazan se na cau tunelin e kalimashit

  • Kuriozi: 17/07/2022 11:20

    Arrestoni dhe ate qe shet banane ke dera, Pa logjike juridike, pa Prova , pa fakte , thjesht hamendesime. SI ne kohën e komunizmit, digjet I njomi me te thatin. Shkatetroni jeten edhe atij qe ska faj. Me mire 100 fajtor jashtë burgut , sesa 1 I pafajshem ne burg.

    Përgjigju
  • Po mir...: 17/07/2022 10:48

    Ore se mos ka ardhur pa plumce kontinieri? I keni kontrolluar kamerat e siguris?

    Përgjigju
  • Logjika: 17/07/2022 10:06

    Ca do u thone atyre administratoreve qe kane arrestuar kot... A e kuptoni qe banditet jane ata qe punojne ne port.

    Përgjigju
    • haha: 17/07/2022 16:37

      ata i moren arkat ndoshta se ju kane pelqyer bananet .... hahahaha. aty eshte i gjithe sistemi i kalbur dhe sikush mer shukun e parave te tij per te bere pastaj sikur kerkojne zbatim ligji. Oi oi me cnjerez na duhet ta ndajme rugen dykalimeshe durres tirane.

    • Te befte mire supa: 17/07/2022 10:55

      O ekspert, pse ben sikur nuk kupton se ka arsye per te arrestuar jo vetem punonjes te forces se sigurise se portit por edhe shoferet e dyshuar per marrjen e droges nga porti? Apo je pjese e rrjetit te supaxhinjve shqipfoles qe sulmojn cdo element dhe cdo veprim te sistemit te drejtesise?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?