Foto ilustruese

Kronikë

Gjendet i mbytur në pus 81-vjeçari në Durrës, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht

15 Qershor 2021, 07:48| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 07:49

  • Share

Një i moshuar është gjetur i mbytur në një pus pranë banesës së tij në Durrës.

Policia njofton se rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është  gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?