Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mujalli të Fierit. Mësohet se në një kanal me ujë u gjet i mbytur një 70-vjeçar me inicialet S.P.
Trupi i viktimës mësohet se ishte dekompozuar ndërsa policia thotë se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sakaq, mësohet se i moshuari është larguar nga banesa një ditë më parë ndërsa i biri ka bërë kallëzim në polici se i ati ishte larguar nga shtëpia duke mos u kthyer.
70-vjeçari S.P., mësohet se vuante nga skleroza, ndërsa materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.
Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i 70-vjeçarit.
"U bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit S. P. nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim."-njofton policia.
Identifikohet personi i cili u gjet i pajetë në një kanal në Fier. Mësohet se viktima është 70-vjeçari me inicialet S.P. Një ditë më parë, djali i viktimës ka bërë kallëzim në polici se i ati është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Sakaq, ai ka deklaruar se babai i tij vuante nga skleroza. Policia njofton se gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit S. P. nuk janë konstatuar shenja dhune.