Foto ilustruese

Gjendet i pajetë në banesë 78-vjeçari në Durrës

21 Shkurt 2021, 17:32| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 17:33

  • Share

DURRËS- Një 78-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 17 në Durrës.

Policia njofton se është gjendur pa jetë B. C., rreth 78 vjeç, i  cili banonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Mësohet se të afërmit e kanë telefonuar, por ai nuk është përgjigjur. Ato më pas kanë njoftuar policinë policinë dhe urgjencën e spitalit. Pasi policia ka shkuar në vend ngjarje, është vënë re se i moshuari kishte ndërruar jetë.

Nuk janë konstatuar shenja dhune e për më tepër dera ka qenë e mbyllur nga brenda. Në vitin 2013, 78-vjeçarit i kishin vrarë edhe djalin, pranë pallatit që po ndërtonte.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?