Vasil Konomi

Kronikë

Gjendet i pajetë në garazhin e makinës muzikanti në Gjirokastër

12 Mars 2021, 18:51| Përditesimi: 12 Mars 2021, 18:53

  • Share

Gjirokastër- Muzikanti Vasil Konomi nga fshati Goranxi në Dropull është gjetur i pajetë pasditen e sotme në garazh pranë makinës.

Instrumentisti 50-vjeç u konstatua pa shenja jete nga familjarët, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Policia njofton se trupi i muzikantit u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

‘Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drina: 12/03/2021 19:42

    Po cfare mendoni? Mos valle dy shtete te medha kane bere vax. qe shkaktoje deme per pop e tyre? Kina eshte vendi qe e ka luftuar me sukses pandemine . Ceshtja nuk eshte per cilesine e vax.eshte politike nuk duhen blere ato ne Kine e Rusi se jane armiqte e botes se lire ,te Amerikes dhe disa vendeve Europiane. Ne te semes popujt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?