Kronikë

Gjendet i pajetë një 40-vjeçar në mbikalimin e Patokut, dyshimet e para

23 Shtator 2021, 21:27| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 21:42

  • Share

LEZHË- Një 40-vjeçar, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë tek Mbikalimi i Patokut. Nga të dhënat parake dyshohet se 40-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, pasi nga kqyrja paraprake nuk i janë konstatuar dëmtime në trup.

Megjithatë viktima është dërguar në morgun e Tiranës për ekspertizë-mjekoligjore. Do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe nuk përjashtohet mundësi të jetë goditur nga ndonjë automjet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?