Kronikë
Top 24

Sarandë, po instalonte kabllot e TV, e zë korrenti, ndërron jetë i riu (EMRI)

4 Tetor 2018, 15:44| Përditesimi: 4 Tetor 2018, 20:06

  • Share

SARANDË-Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, rreth orës 14:20, ndërsa viktima është Laert Zani banues në Fushë-Veri Delvinë.

Sipas policisë, Zani ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo të një televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje, ndërsa dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë duke ndërruar jetë në vend.

Pas njoftimit nga kolegët, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me ngjarjen.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?