Michael Mosley

I zhdukur prej ditësh, prezantuesi i BBC gjendet i vdekur në ishullin grek

9 Qershor, 10:21| Përditesimi: 9 Qershor, 12:28

  • Share

Prezantuesi i njohur britanik i BBC, Michael Mosley është gjetur i vdekur në në det në ishullin Symi në Greqi.

Ai ishte zhdukur prej të mërkurës së kaluar, kur dhe nisën hetimet nga autoritetet greke. Kërkimet ishin fokusuar pikërisht në këtë ishull.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit u gjet në një shpellë, që konsiderohet e rrezikshme për të hyrë.

Policia greke kishte njoftuar ditë më parë se Mosley ishte nisur për një shëtitje në qendër të ishullit dhe pastaj humbi kontaktet me bashkëshorten e tij e cila ngriti alarmin për zhdukjen.

67-vjeçari ishte i njohur për programet, duke përfshirë programin e BBC-së ‘Trust Me’, ‘I’m a Doctor’ etj

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?