Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Gjendet i vdekur në një kanal i moshuari në Kavajë, detajet e para të policisë

10 Shtator 2018, 09:46| Përditesimi: 10 Shtator 2018, 09:55

  • Share

Një i moshuar ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë mesditën e djeshme në një kanal në fshatin në fshatin Gjoc në Kavajës. Polciia bën me dije se nga kqyrjet paraprake, viktima nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

Ndërsa trupi i tij pritet t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.

Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin “Quartz-Woke”.

Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?