Ted Kaczynski

Gjendet i vdekur në qeli 'Unabomber', Ted Kaczynski terrorizoi SHBA me 16 shpërthime! Bombat i bënte në shtëpi e i dërgonte me postë

11 Qershor 2023, 00:01| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 00:12

  • Share

 Terroristi Ted Kaczynski, i njohur më mirë si Unabomber, është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut, konfirmuan zyrtarët federalë për BBC.

Njeriu, i cili terrorizoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1978 deri në 1995 duke sulmuar akademikë, biznesmenë dhe civilë me bomba u gjet i vdekur sot në burg në moshën 81 vjeçare.

Ai i dërgonte bombat e bëra vetë me postë. Ai U shpall fajtor dhe u dënuar me burg përjetë për 16 shpërthime që i morën jetën 3 personave dhe plagosën 23 të tjerë në vende të ndryshme të SHBA. Të gjitha këto sulme i kryente me qëllim që të shkaktonte kolapsin e “rendit të shoqërisë moderne” siç thoshte ai.

Krimet e tij u zbuluan pasi Ted Kaczynski detyroi Washington Post dhe New York Times të botonin manifestin e tij të quajtur “Shoqëria Industriale dhe e ardhmja e saj” në shtator 1995.

Ata ranë dakord të shtypnin manifestin me rekomandimin e FBI-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së pasi Kaczynski tha se do t'i jepte fund fushatës së bombave nëse një gazetë kombëtare botonte traktatin e tij.

Dokumenti anonim me 35,000 fjalë kritikonte jetën moderne dhe pretendonte se teknologjia po i bënte amerikanët të vuanin nga një ndjenjë tjetërsimi dhe pafuqie.

Pasi lexuan gazetat, vëllai dhe kunata e Kaczynskit e njohën të shkruarin dhe lajmëruan FBI-në, e cila kishte vite që po e kërkonte

Matematicieni i specializuar në Harvard u arrestua përfundimisht në një kasolle me kompenstatë në Montana në prill të 1996

Banesa e tij ishte e mbushur me ditarë, një ditar të koduar, eksplozivë dhe dy bomba të kompletuara.

Tre dekadat e fundit i kaloi nëpër burgjet e SHBA-së

Rojet e burgut zbuluan trupin e pajetë të Kaczynskit të shtunën në mëngjes, 10 qershor 2023, rreth orës 00:25 me orën lokale tha për BBC një zëdhënës i Byrosë së Burgjeve të SHBA.

Ende nuk është i qartë shkaku i vdekjes.

Agjentët e FBI-së e përshkruanin si "një gjeni që aspiron të jetë vrasësi i përsosur, anonim" ndërsa një psikiatër që e intervistoi në burg e diagnostikoi si një skizofren paranojak.

Në një intervistë me revistën Time në vitin 1999, ai tha se nuk vuante nga "iluzionet” .

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?