Kronikë
Top 24

Gjendet i vdekur në qendër të Korçës 34-vjeçari, dyshimet e para të policisë

6 Shtator 2018, 16:50| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 21:50

  • Share

Korçë- Një 34-vjeçar me iniciale M.F.,banues në Korçë, është gjetur i vdekur në qendrën e qytetit të Korçës, në afërsi të pedonales. Dyshohet se i riu është përdorues i lëndëve narkotike pasi pranë trupit i është gjetur një shiringë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 06.09.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, rruga "Ligor Rëmbeci", pranë disa ndërtesave të pabanueshme, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, një shtetas rreth 30 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa. 

U ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kryer identifikimin e kufomës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?