Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Ndroq, ndërsa dyshohet se ai u përplas nga një automjet që u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në rrugë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende, ndërsa kanë nisur hetimet.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
"Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.