FIER- Një turist skocez gjatë shëtitjes me familjen ka parë një trup të pajetë në në kanal anës rrugës në pyllin e parkut kombëtar të Divjakës. Menjëherë sapo kanë konstatuar viktimën, turisti ka njoftuar policinë.
Ekspertët kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë, që rezultoi të ishte një banor i zonës shtetasi Ilir Rrudho 41-vjeç. Ai ka qenë duke u kthyer nga plazhi në drejtim të Divjakës dhe dyshohet se gjatë rrugës të jetë përplasur nga ndonjë automjet që është larguar nga vendngjarja.
Ekspertët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dyshon se i ka ndodhur vdekje natyrale.
'Sot rreth orës 11:50, në hyrje të plazhit të Divjakës, në një kanal në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. Rr., 41 vjeç, banues në Divjakë. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shënja dhune apo dëmtime të tjera të jashtme. Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes (dyshohet natyrale).'- njofton policia.