Pritë afër shtëpisë, ekzekutohet me 14 plumba 33-vjeçari në Rrogozhinë! Trupi i pajetë u gjet në mëngjes nga shitësi i qumështit! I riu i dënuar për drogë (VIDEO)

15 Shtator 2020, 07:41| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 16:31

  • Share

RROGOZHINË- Kjo e martë ka nisur me një ekzekutim në Rrogozinë. Viktima është 33-vjeçari, Klevis Kapllani i cili u vra shumë pranë shtëpisë së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, rreth 200 metra larg banesës.

1600160792_banesa.jpg

Banesa e Klevis Kapllani

Trupi i tij i pajetë u gjet në makinë, rreth orës 06:00, por dyshohet se vrasja të ketë ndodhur disa orë më parë. Ka qenë shitësi i qumështit të fshatit, i cili ka gjetur të pajetë 33-vjeçarin.

Report Tv me gazetarin Merin Maçi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku siç mund të shihet në pamje, vendi ku u gjet trupi i pajetë është mes disa arave me misra, në një rrugë të pashtruar, larg banesave, duke e bërë shumë të vështirë identifikimin e autorëve. Dyshohet se është ai është ekzekutuar me një armë me silenciator. 

33-vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Mësohet se viktima ka qenë i martuar dhe me një fëmijë. Janë shoqëruar familjarët për të mësuar nëse 33-vjeçari ka shfaqur ndonjë shqetësim gjatë muajve të fundit, por deri më tani nuk ka një person të ndaluar si person i dyshuar për ekzekutimin.

 

Ora 16:24
Atentati në Rrogozhinë/ Daja i viktimës: Shteti të paraprijë ngjarje të tilla

Edhe daja i viktimës kërkoi që nga shteti të merrte masa dhe të tregohej vigjilentë për personat që kanë probleme duke i paraprirë atentave të tilla

"Një vend si këtu, që kanë vënë shkurre përpara dhe të kanë bere prite, është diçka e paramenduar. E kupton si është puna? Nga shteti kërkojmë të jenë me vigjilent për këto gjëra, të marrin masa, se kur njerëzit kanë probleme, ti bëjnë paraprit këtyre gjërave" tha daja i viktimës.

Ora 11:29
Ekskluzive/ Tezja e të riut që u ekzekutua në Rrogozhinë: Ka pasur ekspuls në Itali! I afërmi: E mora vesh lajmin nga TV

Tezja e Klevis Kapllani në një prononcim për Report Tv ka bërë me dije se i riu ka pasur një ekspuls në Itali në vitin 2007, por pa dhënë shumë detaje. "Dimë ka pasur ekspuls në Itali në 2007. E kam çun motre", ka thënë ajo për gazetarin Merin Maçi.  Ndërkohë, një tjetër familjar i të riu, është shprehur se e mori vesh lajmin nga mediat. "Ka qenë në Itali më shumë, s'di të ketë ndonjë problem. E kam marrë vesh lajmin nga TV", ka thënë ai.

Ora 10:39
Detaje nga vrasja në Rrogozhinë/ Viktima shkoi të pinte kafe, e s'u kthye më i gjallë! Gjendet një armë në vendngjarje

Report Tv mëson se Klevis Kapllani kishte dalë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 për të konsumuar një kafe, por nuk u kthye më i gjallë. Mësohet se ai është qëlluar me 14 plumba, ndërsa në vendngjarje është gjetur një armë, por ende nuk dihet nëse i përket autorëve apo viktimës.

Ora 10:01
FOTO/ Ky është 33-vjeçari që u vra në makinën e tij, pak metra larg shtëpisë

1600156752_KlevisKapllani.jpg

Ky është 33-vjeçari, Klevis Kapllani, i cili u ekzekutua në makinën e tij, pak m larg shtëpisë.

Ora 09:58
Vrasja në Rrogozhinë/ Autorët 'po e ruanin', e vranë 200 m larg shtëpisë

Report Tv sjell detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit në Rrogozhinë, Mësohet se i riu është vrarë rreth 200 metra larg banesës së tij. h

Ora 09:09
Mes arave, në rrugë të pashtruar, vendi ku u gjet i vrarë 33-vjeçari në Rrogozinë

Report Tv ka qenë në vendin e ngjarjes ku u vra 33-vjeçari Klevis Kapllani në Rrogozhinë. Siç shihet nga pamjet, zona është pa kamera, një rrugë e pashtruar, mes arave, ku nuk ka as banesa të tjera duke e bërë të vështirë identifikimin e autorëve.

Ora 07:57
I dënuar në Itali për trafik droge, kush është 33-vjeçari që u gjet i vrarë në makinë në Rrogozhinë

Report Tv mëson se 33-vjeçari i cili u gjet mëngjesin e sotëm i vrarë në makinë është Klevis Kapllani. Gazetari Merin Maçi raporton se Kapllani ka qenë i dënuar më herët në Itali për trafik droge. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer në Shqipëri.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/09/2020 00:14

    Dajko,familja duhet te tregohej vigjilente dhe te mos e lejonte qe ti hynte rruges se kriminalitetit,jo shteti!

    Përgjigju
  • dibran: 15/09/2020 16:49

    Ngushellime , dajo!!!! Ti kishte paraprire vete ndodhise !!!! Shteti nuk ka mundesi qe te vendose per cdo person me precedente penale nga nje POLIC !!!!! Kur e di vehten PUSHT, mos e fut B....YTHEN ngushte!!!!

    Përgjigju
  • Elbasani: 15/09/2020 12:22

    As ne Brasil nuk ndodhin gjera te tilla. Ah e mjera shqiperi.

    Përgjigju
    • Visi: 15/09/2020 17:47

      Pse ca te duket brazili mer elbason

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?