Kronikë

Gjendet 204 në metra thellësi në liqen në Itali trupi i pajetë i futbollistes shqiptare

2 Korrik 2019, 19:36| Përditesimi: 2 Korrik 2019, 21:57

  • Share

Autoritetet italiane kanë gjetur në liqenin e Comos trupin e pajetë të futbollistes me origjinë shqiptare Florijana Ismaili. Trupi i pajetë i 24 vjeçares u zbulua në një thellësi prej 204 metrash në liqen, pasi ishte shpallur e humbur që prej tre ditësh. Ismaili po kalonte pushimet në këtë vend kur u zhduk dhe sot u gjet e pajetë. Sipas medieve italiane ajo ka vizituar këtë vend me një mik të skuadrës.

Familjarët janë lajmëruar se ishte gjetur trupi i futbollistes për të cilin kishte nisur kërkimi që në fundjavë, kur ajo u zhyt në ujin e liqenit ndërsa po bënte xhiro me varkë. Xherdan Shaqiri ka ndarë dhimbjen për këtë tragjedi duke shkruar “Jam tmerrësisht i shokuar nga vdekja e Florijana Ismailit.

Unë dhe familja ime dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona për familjen Ismaili dhe të afërmve të tyre"  shkruan ai. Futbollistja e Zvicrës dhe kapitenia e Young Boys lindi në Bern nga prindër shqiptarë nga Kosova.

Komento

Komente

  • Fredi: 03/07/2019 10:36

    Sa keq! Mortja nuk mer bajgat por yjet.. Pushofsh në paqe vajz e Arbrit!

    Përgjigju
  • Lazarati: 03/07/2019 03:59

    Ngushellime familjes....

    Përgjigju
  • FotoVideo: 02/07/2019 19:58

    Gjendet 204 ne metra ne thellesi ne itali, ne librazhd...ne shpella e ariut, ne pishkash keshtu me radhe.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?