Fundoset makina në rezervuarin e Çerkezës, vdesin dy të rinjtë, ishin në një lidhje! Roja pa mjetin dhe telefonoi policinë (VIDEO)

17 Qershor 2022, 08:34| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 15:08

  • Share

TIRANË- Një automjet tip ‘Ford Focus’ humbi kontrollin gjatë mesnatës dhe përfundoi në rezervuarin e Çerkezës, ndërsa dy persona humbën jetën. Për nxjerrjen e trupave të pajetë u desh ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s.

Erjon Muça, 22 vjeç dhe Dorina Gjoknikaj, 22 vjeçe, në një lidhje, po lëviznin me makinë në rrugën me çakull ngjitur me bregun e liqenit. Për një moment makina është anuar majtas, duke përfunduar në ujë.

Hetuesit akoma nuk janë të sigurt për orën e saktë kur makina ra në liqen, por mendohet rreth orëve të vona të mbrëmjes ose rreth mesnatës. I pari që konstatoi makinën në ujë ishte roja i rezervuarit rreth orës 07:20 të mëngjesit, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Shkak dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi 22-vjeçar.

Për të nxjerr trupat e pajetë të dy të rinjve u nisën nga Tirana forca elitë RENEA, të cilët u transportuan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Automjeti ‘Ford Focus’, me targa AA 510 HA, rezulton i regjistruar në emër të një personi tjetër, ndërsa pasi u nxor nga liqeni u transportua për një tjetër ekspertizë.

Erjon Muça është nga Kasalla, ndërsa e dashura e tij, Dorina Gjoknikaj, me origjinë nga Lezha. Hetuesit pritet të marrin në pyetje familjarët për të verifikuar kohën e largimit të të rinjve nga banesa.

Rruga ku ndodhi aksidenti frekuentohet shumë rrallë nga mjetet, pasi të çon vetëm në një pikë të liqenit. Në gjithë gjatësinë e rrugës, e cila kalon edhe mbi digë të liqenit, mungojnë tabelat. Sipas banorëve të zonës, vite më parë, si pasojë e një tjetër aksidenti humbën jetën shtatë persona.

Ora 12:34
U fundos në rezervuarin e Çerkezës ku humbën jetën dy të rinjtë, nxirret makina (VIDEO)

 

Makina e cila u fundos në rezervuarin e Çerkëzës, ku për pasojë humbën jetë dy të rinjtë, është nxjerrë nga uji.

Ora 11:08
Tragjedia në Çerkezë, liqeni piktoresk i mori jetën dy të rinjve që u fundosën me automjet në ujë

1655456942_cerkeze.JPG

Një pamje mjaft piktoreske u kthye sot në tragjedinë e të rinjve të cilët u fundosën brenda në ujë. Report Tv mëson se bëhet fjalë për Erion Muçën 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20 vjeç.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ora 10:50
Humbën jetën pasi makina iu fundos në rezervuarin e Çerkezës, ja kush janë dy të rinjtë

1655455872_Screenshot3.jpg

Dy të rinjtë që humbën jetën pasi u fundos mjeti i tyre në rezervuarin e Çerkezës janë identifikuar. Ata janë Erion Muça, 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20 vjeç.

Ora 10:44
Makina u fundos në rezervuarin e Çerkezës, dy viktima

1655455536_Screenshot1.jpg

Dy të rinj kanë humbur jetën, pasi makina iu fundos në rezervuarin e 'Çerkezës' në Tiranë. 

"Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur "Rezervuari i Çekrezës", ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe D. Gj., 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?