Një foshnjë disa javëshe është gjetur në Golem dhe është dërguar në spital. Aktualisht ndodhet në pediatrinë e Durrësit. Policia ka identifikuar nënën që e ka braktisur dhe aktualisht po kërkohet për tu shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Foshja është gjetur në plazhin e Golemit.
Bëhet fjalë për 22 vjeçaren me iniciale D. S., banuese në Durrës. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore, e ndërsa nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar të renë të braktisë foshnjën e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjën e saj. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Lajm në përditësim...