Kronikë

Ekzekutohet me plumb në gojë 32-vjeçari në Shkodër, i zhdukur para 3 ditësh! Babai i 3 fëmijëve i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde e grabitje!

17 Maj 2021, 09:46| Përditesimi: 18 Maj 2021, 09:25

  • Share

Në anë të një shkurreje, i ekzekutuar me 6 plumba dhe i mbuluar nga balta. Ky ishte fundi i 32-vjeçarit Endri Mustafa, një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. I riu, baba i tre fëmijëve, është ekzekutuar në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Mustafa u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadheve në Shkodrë, 3 ditë pasi familja e tij kishte denoncuar zhdukjen. Ai ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër.  Trupi është gjetur rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.

Ora 13:06
Detaje të reja nga ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër, u qëllua me një plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks! Viktima baba i tre fëmijëve

Viktima Endri Mustafa

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, i cili është ekzekutuar në mënyrë makabre. Mësohet se Mustafa, baba i tre fëmijëve, është gjetur në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, në zonën e Livadheve, ndërsa ka marrë 6 plumba. Ai është qëlluar me një plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Ora 11:58
Rrobat të bëra me baltë dhe fytyrën të gjakosur, del foto e Endri Mustafës që u gjet i vrarë në Shkodër

1621245324_endrimustafa.jpg

Arma që gjet në vendngjarje dhe viktima Endri Mustafa

"Shqiptarja.com" ka siguruar foton e viktimës, Endri Mustafa, 32-vjeçarit i cili u gjet i varrë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Sikurse shihet edhe në foto, rrobat e viktimës janë të bëra me blatë, ndërsa në fytyrë është i gjakosur. Gjykuar nga pamjet, duket se viktima mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas është tërhequr deri në vendin ku gjet më pas trupi.  

Ora 11:18
Vrasja në Shkodër, Endri Mustafa u ekzekutua me të paktën 5 plumba në trup! Gjendet një pistoletë në vendngjarje

 

Endri Mustafa është ekzekutuar me të paktën 5 plumba në Shkodër. Report Tv mëson se 8 janë gëzhojat që janë gjetur deri tani në vendngjarje.

Ndërkohë që gjithashtu është gjetur një pistoletë por ende nuk është verifikuar nëse është arma e krimit apo jo.

Ora 10:56
Vrasja në Shkodër, policia jep njoftimin zyrtar: U gjet rreth orës 9

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës në zonën e livadheve në Shkodër.

" Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.  Në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 10:24
VIDEO/ Vrasja në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes! Vijojnë hetimet dhe kërkimi i provave

 

Grupi hetimor gjendet në vendin e ngjarjes dhe po kërkon prova në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës, i gjendur i vdekur mbrëmë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Aujtoritetet ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë. 

1621239842_mustafa.jpg

Ora 10:10
I arrestuar për grabitje e fajde bashkë me vëllezërit Bilali, del fotoja e 32 vjeçarit të gjetur të vrarë në Shkodër

1621239422_1621238933endrimustafa1.jpg

Ky është 32 vjeçari Endri Mustafa personi i i gjetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër. Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin.

 

Ora 09:59
U gjet i vrarë mbrëmë, familja e kishte denoncuar prej 3 ditësh të zhdukur 32-vjeçarin

1621234637_policia.JPG

Endri Mustafa, i gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmë në Shkodër kishte 3 ditë i zhdukur.

Humbja e 32-vjeçarit është denoncuar nga familja e tij në polici.

Ora 09:55
U gjet i vrarë në Shkodër, Endri Mustafa i arrestuar më parë pasi u kap një arsenal armësh

 

Personi i gjetur i vrarë gjatë natës së mbrëmshme në Shkodër është Endri Mustafa. Ai është një person i njohur për policinë pasi ka predentë penalë.

Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

 Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 18/05/2021 16:55

    O fieri , Behari eshte si pash Ali mani, e ke ne qarkullin gjithe diten neper qytete . Po nuk e pe ne shkoder , ne tirane e ke , historikisht ai nuk esht mbyllur ndonjehere vetem kur ka qene ne burg

    Përgjigju
  • zana: 18/05/2021 08:25

    VETEM KANUNIN I LEKES i ZGJIDH KETO HALLET E DERTE....gjaku shkon per fis...plumb per plumb e DHEMBE per dhemb...gjaku s'hup kurre thote kanuni...per mua shqiptare me i madh mbas skenderbeut eshte leke dukagjini...

    Përgjigju
  • Iris: 18/05/2021 00:39

    Ne artikullin e mesiperm thuhet se ne 2016,midis te tjerave jane gjetur dhe veshje me njolla te mundeshme gjaku.Kane kaluar 5 vjet,a e kane gjetur kriminalistet ne se vertet jane njolla gjaku dhe kujt i perkasin ? A ka ndonje info.te re ?

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 17/05/2021 21:38

    Vec puna e mbare o kriminela - vazhdoni keshtu qeronu me veti sa te mundeni - se as nenat e tyne nuk merziten per kesi tipa.

    Përgjigju
  • Eri: 17/05/2021 21:21

    Nje mut me pak

    Përgjigju
  • CARRANIKU: 17/05/2021 19:57

    Kta kur vrasin ju duket vedi superior,por harrojne se kur ju vrasin shokt e vet i dit prej ditsh ka me tardh rralla edhe ty se anej ka ke dale nuk te xen ma!

    Përgjigju
  • Per pjoten: 17/05/2021 19:10

    Me cilin grup ishte ky?ka ndonje shkodran qe i di gjerat te na ndricoje?

    Përgjigju
    • Adi: 17/05/2021 19:19

      Shok ishin keto dy grupen bashk e u ndan ne dy pjes ! Kurse vrasja e sotme esmeri e ka ba se ky ndejt me lict e mund te ket marr pjes ne vrasjen e titit. Po e ka meritu me kot ky se shum njerzve ju ka ra ne qaf

  • Luka: 17/05/2021 18:24

    Nuk i keni larg autoret jo o policia

    Përgjigju
  • Shoku: 17/05/2021 17:47

    E ka pas hak me kohe e me vakt, djal i keq, ca mbjell ke me korr dhe heret a vone zullumet qe i ban njerezve te shkrete, kthehen mrapsht.

    Përgjigju
  • mafioz: 17/05/2021 17:26

    plumb ne goje: mesazhi eshte i qarte ... dhe ne fakt ky e kishte pas plumbin hak prej kohesh (histori e gjate)

    Përgjigju
    • Berati: 17/05/2021 21:50

      Hooo fieri duhet te lash gojen kuj permend Bajrat ata jan si fis gladiatoresh ata duan e te len kur se kur duan per te heq qafe ste len me nam e nishan

    • O mafioz: 17/05/2021 18:19

      Na e trego historin se kafe jena spo kena ca me ba,

    • fieri: 17/05/2021 17:53

      si esht puna ? Lict qenkan o vlla te papermbajtshem te markan gjak ne vetull po si nuk po i fusin ndonj beharit apo nai bajri tjetr kte spo kuptoj besoj rin fshehur shum bajret

  • Leka: 17/05/2021 17:04

    Ver e nxeht parashikohet

    Përgjigju
  • Zile alearmi: 17/05/2021 16:19

    Per te gjith ata qe kan vrare e kan prere ekan vo gjoba te gjith dote kene nje fund te hidhur.thuaj gjynah per nene e gjore. por per keta (trima ) te gjith ka nje lloj fundi po I shikojm e degjojm cdo dite.. kush ka vrare ja ka vendosur te ardhmen vetes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?