Atentati ndaj Nikolin Lekstakajt në Balldren, gjendet e djegur në Gjadër makina e autorëve! Brenda mjetit të vjedhur në Berat edhe një automatik, dyshohet se u përdor në vrasje

20 Korrik 2023, 17:39| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 19:59

  • Share

LEZHË- Një ditë pas vrasjes së 42-vjeçarit Nikolin Lekstakaj në Balldre të Lezhës, policia ka gjetur automjetin e përdorur në atentat.

Burime zyrtare thanë se në vijim të kontrolleve në fshatin Gjadër në një parcelë arë, shërbimet e policisë gjetën të djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Policia tha se arma e zjarrit, tip Kallashnikov, dyshohet se është përdorur për vrasjen e Nikolin Lekstakajt ndërkohë që është dërguar për ekspertim

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç,në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime" informoi pasditen e sotme (20 korrik) p0licia e Lezhës.

Automjeti i përdorur nga vrasësit është fiksuar nga kamerat e sigurisë, por cilësia e dobët e pamjeve vështirësoi identifikimin e targave.

Një ditë pas krimit, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona, përfshirë edhe anëtarë të familjes Nikulaj, por deklarimet e tyre nuk kanë ndihmuar për të zbardhur ngjarjen dhe u lanë sërish të lirë.

Sipas policisë, autori ka qëlluar 42-vjeçarin Lekstakaj nga brenda automjetit. Policia tha se ne drejtim te 42-vjeçari eshte qelluar 5 here me armë zjarri ndërsa 4 prej plumbave e kane prekur ne trup duke i shkaktuar vdekjen. Objektivi i sulmit Nikolin Lekstakaj kishte rreth 2 vite që ishte rikthyer dhe jetonte në Shqipëri.

Ekzekutimi
Pasditen e 19 korrikut 2023
, ai u qëllua me breshëri plumbash teksa po dilte nga një market në anë të superstradës Lezhë-Shkodër, 500 metra larg banesës së tij në fshatin Balldre. Nga të shtënat 42-vjeçari baba i një vajze mbeti i vdekur në vend, ndërsa autoret të cilët mendohet të kenë qenë 2 persona u larguan me shpejtësi pa lënë gjurmë. Viktima sipas policisë, i ka shpëtuar dhe një atentati tjetër në vitin 2012 ku ishte vënë eksploziv në makinë, ngjarje e pazbuluar.

Saga e gjakmarrjes
Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes për shkak të konfliktit të gjatë mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, që e ka zanafillën që në vitin 1996, por pa përjashtuar dhe probleme të tjera që mund të ketë pasur viktima, i cili për shumë kohë ka jetuar edhe jashtë shtetit.

Ardian Nikulaj ishte i fundit që u vra më 19 prill 2023 në këtë seri të frikshme të nisur që në vitin 1996. Vrasja e Nikulajt dyshohet se u organizua nga Edmond Haxhia, djalë i dajës së Elton Lekstakajt, ndërsa ky i fundit është kushëri i parë me Nikolin Lekstakaj.

Edmond Haxhia, për të vrarë Ardian Nikulajn pajtoi 5 të huaj, portugezin Ruben Saravia si ekzekutor dhe 4 britanikë në rolin e vëzhguesve. Hasmëria nisi në vitin 2006 kur pjesëtarët e familjes Lekstakaj vranë vëllain e Ardian Nikulajt.

Pak muaj më vonë u ekzekutuan Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, nip i familjes. Krimi i radhës ndodhi në vitin 1999 kur u ekzekutua Gjovalin Lekstakaj dhe u plagos rëndë Pjetër Lekstakaj, të gjitha ngjarje të pazbardhura.

Ora 18:59
Report Tv siguron videon e mbetjeve nga automjeti i djegur në Gjadër, dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt

 

Gazetari I Report Tv, Elvis Hila ka siguruar pamje nga vendi ku u dogj automjeti në Gjadër, ku në brendësi të tij kishte edhe një kallashnikov. Policia ka dyshime të forta se janë përdorur për atentatin e djeshëm ndaj Nikolin Lekstakaj.

Ora 18:02
Vrasja e Nikolin Lekstakaj, gjendet mjeti i djegur në Gjadër, brenda makinës edhe një kallashnikov, policia: U përdorën për ekzekutim

1689837404_Screenshot2.jpg

Policia e Lezhës ka bërë me dije se mjeti i djegur dhe kallashnikovi dyshohet të jenë përdorur për atentatin ndaj Nikolin Lekstakaj.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.07.2023, në Balldre të Lezhës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi N.M.(L).

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç,në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime.

Nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Info e sakt: 21/07/2023 14:33

    Vrasje e financuar (60.000 euro) nga vllai i Ben nikulajt ekzekutor asmer bilali esmeraldo hato bashkpuntor nipi i nikulajve

    Përgjigju
    • Ben Nikulaj: 21/07/2023 15:15

      Logjike se me Tom Doshin jane shoke e Bajrat jane nen komanden e Doshit dhe Pllum Gjokes. Po Beni ka don me shku tash se ka pre bliten me taku vllaznit?

  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?