60 vjeçari Sotiraq Ilo, është gjetur i mbytur në Liqenin e Pogradecit, pasditen e sotme.
Report Tv bën me dije se 60 vjeçari është vëllai i aktores Marjeta Ljarja.
Trupi i pajetë i 60 vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Qytetit", buzë liqenit të Ohrit.
Policia e Pogradecit vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërkaq pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes
"Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Qytetit", buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.
Report Tv bën me dije se 60 vjeçari që u gjet i mbytur sot në liqenin e Pogradecit është vëllai i aktores Marjeta Ljarja.