Kronikë

Thyen arrestin shtëpiak dhe gjendet i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë! Identifikohet 25 vjeçari, dyshohet se është goditur me një mjet të fortë

13 Qershor 2021, 12:02| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 16:19

  • Share

KORÇË- Thyen arrestin shtëpiak dhe gjendet në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë. Bëhet fjalë për Fridman Xhaferraj, 25 vjeç i cili në datën 21 maj është liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës. Xhaferraj ishte i akuzuar për zjarrvënie të pronës së tjetrit, përfshirë 3 makina pranë një qendre tregtare. Burime të sigurta thanë se në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja të shumta dhune në trup dhe kokë, ç'ka tregon se 25-vjeçari para se të hidhej në ujërat e Rezervuarit të Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër. Policia shprehet se po punohet për sqarimin e gjithë dinamikës së ngjarjes.

"Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes", shkruhet në njoftimin e Policisë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Ora 14:58
U gjend i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë, identifikohet 25 vjeçari! Dyshohet se është goditur me një mjet të fortë

Fridman Xhaferraj është 25 vjeçari i gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë. Dyshohet se ai mund jetë vrarë pasi është goditur me një mjet të fortë. 25 vjeçari ka qenë dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim). Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga "Arrest në burg" në "Arrest në shtëpi". Më parë ai u ka vënë zjarrin tre makinave të parkuara pranë një qendre tregtare në Lushnje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga "Arrest në burg" në "Arrest në shtëpi". Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajde: 13/06/2021 19:53

    Me kome te mare Ishalla . Te gjith keta qe jan problematik . Teheqshjin njoni tjetrin. Qete gjej populli qetesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?