Kronikë
Top 24

Kurbin/ Zbriti nga makina pas thirrjes së 'bluve', 54-vjeçari humb kontrollin dhe bie në lumë (VIDEO)

10 Gusht 2019, 07:38| Përditesimi: 10 Gusht 2019, 15:18

  • Share

KURBIN-  Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi ka rënë nga ura në lumin Mat në fshatin Skuraj të Kurbinit. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë kur policia i ka kërkuar të ndalojë për të ushtruar një kontroll rutinë.

Mësohet se vikitma është Luigj Gjeloshi, 54-vjeç. Fillimisht nuk i është bindur thirrjes së bluve duke ecur drejt urës me automjetin e tij, në të cilin ndodhej bashkë me vajzën dhe bashkëshorten.

Një dëshmitar i cili është ndodhur në vendin e ngjarjes shprehet se viktima ka lënë makinën pak metra më tutje dhe është afruar pranë urës për të folur me punonjësit e policisë. 

Aty ai ka rënë në një gropë në korsinë e kalimtarëve duke përfunduar në lumë. Sipas dëshmitarit 54-vjeçari ka pësuar dëmtime të forta në kokë, gjë e cila mund të ketë sjellë edhe vdekjen e tij.

Sipas banorëve të zonës gropa ka më shumë se një vit që është e hapur dhe pavarsisht ankesave të herë pas hershme nuk është bërë asgjë për mbylljen e saj.

Ndërkohë që kjo problematikë është bërë publike një vit më parë edhe nga televizioni Report Tv, por  pavarsisht kësaj nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksion të urës, gjë e cila çoi në humbjen e jetës së një personi.

Gropa ku ra Luigj Gjeloshi

Gropa ku ra Luigj Gjeloshi

Foto nga vendi i ngjarjes

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?