Një person është gjetur i vdekur pasditen e sotme në Tiranë brenda një kabine elektrike.
Burime bëjnë me dije se personi ende i paidentifikuar është gjetur te rruga 'Bab Rexha'.
Sakaq, të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.
Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë kontakti i 0-vjeçarit me rrymën elektrike, pranë kabinës tek ish-Parku i Autobusëve.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Po ti shohesh kabinat elektrike neper Tirane jane si han pa porta kushdo mund te futet pa pike problemi.
Përgjigju