Një 87-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të diel në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë sapo është nxjerrë në breg nga policia kufitare.
Policia thotë se dyshohet se i moshuari është mbytur pasi nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Familjarët kanë deklaruar se i moshuari është larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që një grup hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
"Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 1, Pogradec, në liqen është gjetur i pajetë shtetasi D. O., 87 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas deklarimeve të familjarëve, ai ishte larguar nga banesa rreth orës 05:00 të mëngjesit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
Komente
