Një shqiptar me nënshtetësi ruse i cili kishte ardhur për pushime në Shëngjin është gjetur i pajetë në një banesë që kishte marrë me qira në bregdet. Trupi është gjetur në gjendje të dekompozuar nga kunati i tij mbrëmjen e së dielës, ndërsa mendohet se 39-vjeçari Eduard Nikshini ka vdekur tre ditë më parë. Nikshini ishte shtetas rus, por gruan e kishte nga Mamurrasi dhe u gjet pa jetë nga vëllai i kësaj të fundit.
Nga të dhënat paraprake të policisë, mësohet se në trup nuk kishte shenja dhune, ndërsa dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Trupi i dekompozuar ka mbetur për më shumë se 12 orë në banesën që shihni në pamje, në katin e pestë të një pallati në Shëngjin. Burimet thanë se policia e Lezhës nuk ka ndërhyrë për transportimin e kufomës derisa ka mbërritur një ekip nga Tirana që ka kryer dërgimin në morgun e Tiranës për ekspertize të specializuar me qëllim zbulimin e shkakut të vërtet të vdekjes së tij.
Vendi ku është regjistruar ngjarja