Foto ilustruese

Gjendet pa shenja jete një francez në Skrapar! Policia u njoftua nga pronari i bujtinës ku ishte akomoduar viktima

28 Shkurt 2023, 22:50| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 22:57

  • Share

SKRAPAR- Një 49-vjeçar francez është gjetur pa shenja jete, mbrëmjen e kësaj të marte. Mësohet se bëhet fjalë për C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në një bujtinë në fshatin Gjerbës, Skrapar. Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 19:30 nga pronari i bujtinës, me inicialet M.L.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?