PALERMO- Hetimet për Matteo Messina Denaro, kreun e mafias italiane “Cosa Nostra” kanë çuar në zbulimin e asaj që mund të jetë "strofulla" e vërtetë e bosit mafioz, i cili u arrestua këtë të hënë.
Një ndërtesë jo larg shtëpisë së tij në Campobello di Mazara, ku shefi i mafias italiane jetonte nën identitetin e rremë të Andrea Bonafede, policia italiane arriti të gjejë "strofkullën" ku Messina Denaro kishte fshehur jo vetëm dokumente, por edhe materiale të tjera që lidhen me menaxhimin e bandës së tij në të shkuarën si edhe për planet për të ardhmen apo paratë. Në një dhomë të blinduar, fshehur pas një garderobe, janë gjetur bizhuteri, gjerdanë dhe gurë të çmuar.
Kërkimet nga policia janë në vazhdim, në prani të zv/prokurorit të Palermos Paolo Guido. “Skuta e tij” e identifikuar ishte rreth 400 metra larg shtëpisë.
Ndërkohë është nën hetim një mjek, onkologu Trapani Filippo Zerilli pasi dyshohet se ka kryer testin e ADN-së të nevojshme për trajtimet kimioterapike të cilave duhet t'i nënshtrohej Denero. Policia e komandës së Trapanit kanë kontrolluar departamentin e Onkologjisë të spitalit Sant'Antonio Abate në kërkim të ekzaminimit të parë histologjik të kryer nga Matteo Messina Denaro, një pacient me kancer të zorrës së trashë.