Gjendet trupi i 13 vjeçares së mbytur në lumin Buna disa ditë më parë.
Kanë qenë forcat polumbare të policisë së Shkodrës të cilat pas 4 ditësh kërkime kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të 13 vjeçares.
E mitura me inicialet Z.L është mbytur para 4 ditësh në ujërat e lumit Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit. 13 vjeçarja po lahej me familjarët dhe papritur ka humbur jetën në lum.
Komento