Foto ilustruese

Kronikë

Gjendet trupi i pa jetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në depon e ujit

25 Qershor, 13:37| Përditesimi: 25 Qershor, 13:42

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zheje të Mamurrasit.

Paraditen e kësaj të mërkure, është gjetur trupi i pa jetë i një 60-vjeçari, në një depo uji e cila ishte në ndërtim.

Nga informacionet e deri tanishme dyshohet se 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos, e cila ishte pa ujë.

“Rreth orës 10:00, në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras, është konstatuar nga punonjësit, trupi i pajetë i shtetasit M. K., rreth 60 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi M. K. ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të rastit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?