Është gjetur vetura e Sokol Halilit, i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij në oborrin e QKUK-së, në hryje të Klinikës së Gjinekologjisë, të mërkurën në mbrëmje. Janë siguruar fotografitë e veturës e cila është gjetur në sheshin "Ahmet Shtime. Babai i Sokolit është dërguar nga Policia e Kosovës tek vetura e djalit të tij.
Kujtojme se mbremjen e djeshme, policia shkoi në vendgjarje dhe zbuloi informacione për viktimën.
Hamide Magashi ishte 35 vjeçe dhe e martuar para njw viti.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. ", njoftoi policia .
Më herët është konfirmuar informacioni se për të ndjerën kishte pasur urdhër të mbrojtjes, pasi kishte qenë edhe më parë viktimë e dhunës në familje. Policia është në kërkim të Sokol Halit i cili akoma gjendet në arrati. informacionet e deritanshme janë që çifti ishte martuar para një viti dhe kishin probleme, sidomos dhunën në familje, prandaj dhe Hamide Maggashi kishte kërkuar divorcin,vendim ky i pamirëpritur nga ish-burri i saj dhe i akuzuar për vrasjen e saj.
Lajmi kryesor:
Vrasja e gruas shtatzënë nga ish bashkëshorti në Kosovë, dëshmi tronditëse nga të afërmit e saj! Prishtina përfshihet nga protestat e qytetarëve
K.T.//ReportTv.al