'Gjendja jonë është përkeqësuar shumë', Gega i dëshpëruar pas humbjes me Tiranën! Shehi: S'jemi ne fajtorët për rënien e Skënderbeut

11 Prill 2022, 12:56| Përditesimi: 11 Prill 2022, 14:50

  • Share

“Gjendja jonë është përkeqësuar në kuptimin e vendosjes dhe të shpresave,”-deklaroi Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.

Humbja 0-4 kundër Tiranës ka vrarë thuajse përfundimisht shpresat e Skënderbeut për të mbijetuar këtë sezon në Superligë.

“Ngarkesa për të marrë fitoren na detyroi të gabonim në disa raste ku pësuam. Një ekip si Tirana nuk të fal kur gabon shumë,”-u shpreh Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.

Në opinionin korçar ishte krijuar ideja se Tirana mund të ulte përqëndrimin kundër Skënderbeut, duke qenë se është shkëpur shumë në luftën për titull. Kësaj duke i shtuar edhe faktin se trajneri i bardhebluve është një ikonë e klubit korçar si Orges Shehi.

“Ne nuk jemi akoma kampion, ka edhe disa javë të tjera akoma për t’u luajtur. Përsa i përket asaj që thatë se e rrëzuan ne Skënderbeun e keni gabim. Nëqoftëse kërkoni të gjeni fajtor atëherë gishtin nuk duhet ta drejtoni tek ne. Ne jemi profesionist. Më vjen shumë keq për situatën që ndodhet këto dy vite Skënderbeu, por shpresoj që të kthehet sa më shpejt sepse është një emblem e futbollit shqiptar dhe një qytet si Korça meriton një ekip më të mirë,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat Skënderbeu renditet në vendin e fundit me 20 pikë, 11 më pak se skuadra e fundit që i shpëton rënies nga kategoria.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?