KILI- 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë përhapur një pjesë të banuar dendësisht në Kilin qendror, njoftoi të shtunën mbrëma presidenti i Kilit, Gabriel Boric.
Zyrtarët kilianë kanë thënë se së paku 1.100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret.
Duke folur për televizionin publik, presidenti kilian paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak të përhapjes së katër zjarreve në rajonin Valparaiso, ku zjarrfikësit po kanë vështirësi të arrijnë në lagjet më të rrezikuara.
Boric u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me ekipet e shpëtimit.
“Nëse ju kërkohet të evakuoheni, mos ngurroni. Zjarret po përhapen me shpejtësi dhe kushtet klimatike mund ta bëjnë të vështirë shuarjen e tyre. Temperaturat janë të larta, erërat të forta, ndërsa lagështia e ulët”, tha Boric drejtuar kilianëve.
Ai tha se së pari e pa një zjarr duke u djegur në një kodër në afërsi të premten dhe brenda 15 minutave, e tërë zona u kaplua nga flaka dhe tymi, duke i detyruar të gjithë të ikin për të shpëtuar.
“Kam punuar tërë jetën dhe tani nuk më ka mbetur asgjë”, shtoi ai.
Tri strehimore u vendosën në rajonin e Valparaisos dhe u sollën 19 helikopterë dhe më shumë se 450 zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, tha Toha.
Fenomeni natyror i klimës, El Ninjo, ka shkaktuar thatësira dhe temperatura më të nxehta se zakonisht përgjatë pjesës perëndimore të Amerikës Jugore këtë vit, duke e rritur rrezikun për zjarre pyjore.