Kronikë

Gjendjet i vdekur një peshkatar në Lagunën e Karavastas, dyshohet se vdiq nga rrufeja

10 Nëntor 2019, 13:31| Përditesimi: 10 Nëntor 2019, 15:00

  • Share

DIVJAKË- Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Lagunën e Karavastas, ku dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Agim Shkoza, i cili ishte peshkatar jo profesionist. Sipas informacioneve paraprake, Shkoza u godit nga një rrufe në orën 06:00 të mëngjesit të kësaj të diele, e ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth orës 12:00 nga peshkatarët e tij.  

Aktualisht trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit të Lushnjes për ekspertizë mjeko-ligjore.

Njoftimi zyrtar i policisë

Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 46-vjeçari ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?