Gjenerali amerikan Mark Milley

Bota

Gjenerali amerikan: Al -Kaeda mund të kërcënojë SHBA brenda 1 viti

28 Shtator 2021, 22:52| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 22:58

  • Share

Gjenerali amerikan Mark Milley ka paralajmëruar se terroristët e Al-Kaedës në Afganistan mund të kërcënojnë SHBA-në në më pak se 12 muaj. Talibanët nuk i kanë prishur lidhjet me grupin përgjegjës për 11 shtatorin dhe ata mbetën një organizatë terroriste, tha gjenerali Milley.

"Talibanët ishin dhe mbeten një organizatë terroriste dhe ende nuk i kanë prishur lidhjet me al-Kaedën. Një al-Kaeda ose ISIS me aspirata për të sulmuar SHBA është një mundësi shumë reale në 12-36 muajt e ardhshëm", tha ai.

SHBA ka thënë se do të përgatitet për misione kundër terrorizmit. Trupat amerikane hynë në Afganistan në fund të vitit 2001, menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit. Në kohën kur ata u larguan, SHBA kishte shpenzuar rreth 985 miliardë dollarë.

Në javët midis rënies së Kabulit dhe afatit të tërheqjes më 31 gusht, SHBA evakuoi 4000 trupat e mbetura dhe rreth 50,000 refugjatë afganë të cilët u transportuan me aeroplan nga Kabuli. Rreth 20 persona vdiqën nga turmat që u mblodhën në aeroport disa ditë pas marrjes nën kontroll të talebanëve.

Komento

Komente

  • Nasi: 28/09/2021 22:14

    Ore po edhe pas 20 vitesh tall bythen pentagoni. Prape me prrallen e talebaneve. Ndryshojeni cik lale, bejeni me trendy.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?