Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut.
Gjatë ditës gjenerali amerikan u takuam me presidentin e vendit Bajram Begaj. Zyra e shtypit e presidencës bën me dije se kreu i shtetit theksoi gjatë bisedës ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.
“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, u shpreh më tej Presidenti Begaj.
Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, është takuar edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama, ndërsa u zhvillua edhe një ceremoni, ku gjeneralit u akordua tiitulli “Doctor Honoris Causa”.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi. Duke folur për projektin e Porto Romanos, Rama tha se është një bashkëpunim dhe bashkëpunimi shkon nga të dyja krahët.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti gjeneralin Cavoli në ambasadë paraditen e sotme, ku u takua me pjesëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës për t'i falënderuar për shërbimin e tyre.
"Vizita përforcon aleancën dhe partneritetin e fortë mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes, përfshirë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë që trajnohen krah për krah, thuhet në njoftimin e sotëm për media të ambasadës amerikane.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi.
Këtë Rama e bëri me dije gjatë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e akordimit të titullit “Doctor Honoris Causa”, Generalit të NATO-s Christopher G. Cavoli, të cilin e vlerësoi si “një mik i çmuar i Shqipërisë dhe mbështetës i gjithëhershëm i yni në Aleancën e Atlantikut të Veriut”.
“Sepse Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vetë, por kur bashkëpunimi është në të dyja krahët është shkëlqyer. Dhe sikundër thuhet: Zoti e bekoftë SHBA-në! Zoti bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Rama.
Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”, në një ceremoni të veçantë në Universitetin Europian të Tiranës. Titulli iu akordua me motivacionin “Për kontributin e spikatur në forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në nivel global”.
Gjenerali Christopher G. Cavoli dhe Presidenti Bajram Begaj
'Shqipëria ka ambicie për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes'. Këtë e ka bërë me dije Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ditën e sotme gjatë një takimit me Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Presidenti Bajram Begaj theksoi gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin edhe nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.
“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, u shpreh Presidenti Begaj.
Gjatë takimit u bisedua për forcimin e partneritetit strategjik, në një kohë, të cilën Presidenti Begaj e konsideroi si “të paprecedentë për sigurinë”, duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Këto konflikte kanë ndikimin e tyre negativ edhe në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën”, u shpreh Presidenti Begaj, i cili theksoi se Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura për planin kombëtar të mbrojtjes, atë rajonal të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe mbrojtjes kolektive në përputhje me modelin e Forcave të NATO-s.
Gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin, Presidenti i Republikës i përcolli Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë mirënjohjen për punën e kryer si SACEUR në mbrojtjen kolektive, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përballë sfidave të reja me synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euroatlantike dhe në arenën ndërkombëtare.
Presidenti Begaj vlerësoi ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, të bazuara në angazhimet e përbashkëta dhe vizionin e vendit tonë për të rritur sigurinë transatlantike dhe për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Një mirënjohje të veçantë Presidenti Begaj përcolli për punën e kryer nga KFOR-i në Kosovë, duke shprehur njëherazi mbështetje ndaj këtij misioni për sigurinë në Kosovë dhe rolin si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon.